Aktori i humorit Gaz Paja është aksidentuar pak më parë në kryeqytet, tek rruga e Kavajës teksa ishte duke udhëtuar me motorin e tij. Ai është përplasur me një makinë dhe siç duket edhe nga pamjet e dërguara nga dëshmitarët në vendngjarje për JOQ Albania, mjeti i tij është shtrirë në rrugë, teksa aktori ka pësuar lëndime të lehta.
Paja thjesht është tronditur dhe ka patur gjakderdhje nga hundët, teksa qytetarët e kanë ndihmuar me një shami dhe ujë. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije. Aktori ka mbuluar kokën me kapuç për të mos u njohur.