Endrik Beba, ish anëtar i grupiy Lynx, tregoi se ishte infektuar pesë herë me virus. Këngëtari tregoi se testohej shumë shpesh për të parë nëse është infektuar për shkak të familjes së tij ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka pasur simptoma të rënda.
Ka kaluar pesë herë Covid-19. Hera e parë ishte në fillime që sapo ishte përhapur në Shqipëri. Pastaj u sëmur dhe djali. Kam të bëjë në punë me shumë njerëz, e bëja testin çdo dy javë. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë simptomë, as kollë, asgjë. E vetmja herë që nuk e kam provuar me test është e para.”, tha këngëtari në një intervistë për Abcnews.