Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë, ku ka kërkuar “arrest në burg” për Fredi Rrushin dhe vëllanë e tij.
Pajtim Rrushi, akuzohet si bashkëpunëtor në krim, pasi dyshohet se ka fshehur makinën që përdori vëllai i tij për të vrarë biznesmenin, të cilin më pas e hodhi në një greminë pas Malit të Dajtit.
I arrestuari Ferdinant Rrushi, në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij në zonën e njohur si “Treshi”, pranë urës së Institutit Bujqësor dhe më pas është largua në drejtim të banesës me automjetin e tij.
Por, në fakt, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës, në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin në drejtim të Dajtit.
Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezulton të ketë pirë kafe dhe në afërsi të një zdrukthëtarie, bashkë me të dyshuarit Ferdinand Rrushi. Këtë fakt e kanë konfirmuar për grupin hetimor edhe 3 persona që janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.
Më pas, ata kanë deklaruar se shtetasi Ruzhdi Hoxha është larguar me makinën tip “Passat”, që rezulton të jetë mjeti i Ferdinand Rrushit. Ky i fundit thotë se pasi ka bërë një xhiro me Hoxhën, e ka lënë atë pranë një stacioni urbani.
Duke ndjekur itinerarin e automjetit, me të cilin u largua i zhdukuri, në afërsi të QafëMollës, në malin e Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë. Roja i kësaj parcele, i cili është shoqëruar në Polici, ka pranuar se punonte për Ferdinant Rrushin.