Covid-i futet në burgun e Drenovës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e të dënuarve

Pa Kategori

Publikuar: 08/11/2021

Covid-i futet në burgun e Drenovës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e të dënuarve

Prej disa ditësh që prej infektimit me virus, ka shkuar në 3 numri i të dënuarve të  transportuar në spitalin e Tiranës.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme,  i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.

Nga burime bëhet me dije se të 3 të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.

Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore. Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur