Kuvendi ka miratuar këtë të hënë ndryshimet në buxhetin e vitit 2021. Në seancën e sotme plenare akti normativ u miratua me 74 vota pro dhe 49 vota kundër.
Sipas maxhorancës qëllimi kryesor i rishikimit të buxhetit është përballimi i krizës energjetike, si pasojë e rritjes urgjente të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.
Ndërkohë me emetimin e Eurobondit, borxhi publik parashikohet të shkojë në rreth 80.6 % të PBB-së.