U hodh në erë me tritol, “Range Roveri” në pronësi të noteres (Emri)

Pa Kategori

Publikuar: 05/11/2021

U hodh në erë me tritol, “Range Roveri” në pronësi të noteres (Emri)

Makina e llojit “Range Rover”, tip ‘Evoque’ që u hodh në erë pasi iu vendos një sasi tritoli rezulton të jetë në pronësi të një noteres Rezarta Koçi.

Në momentin që ndodhi shpërthimi që ka shkaktuar vetëm dëme materiale, makina tip “Range Rover” me targa “AA 199 YS”  ishte e parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

Mjeti luksoz ishte parkuar në rrugën ‘Osman Myterizi’ poshtë një pallati në momentin që ka shpërthyer. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës dhe ka sjellë dëme materiale në atë zonë të mjetit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Nuk dihet nëse pbjektivi ka qenë pronarja e makinës, apo personat që kanë lënë pakon, kanë dashur të përcjellin vetëm një ‘mesazh kërcënues’.