Prapaskena

“Larje” hesapesh mes bandave rivale, vriten dy shitës të drogës

Publikuar: 05/11/2021

Një shkëmbim zjarri që përfshin bandat rivale në një plazh pranë resortit meksikan të Kankunit, ka lënë të vdekur dy tregtarë të dyshuar droge, thonë prokurorët.

“Të shtënat kanë ndodhur në një plazh në Bahia Petempich, Puerto Morelos,” thuhet në një postim në Twitter të zyrës së Prokurorit Përgjithshëm të shtetit Quintana Roo.

“Dy prej tyre humbën jetën”, thuhet në njoftim.
Turistët të cilët ndodheshin në plazh u detyruan të fshiheshin brenda hotelit për shkak të sulmit.
“Të ftuarit thanë se po luanin volejboll në plazh, i armatosuri iu afrua duke gjuajtur me armë. Të gjithë vrapuan nga plazhi dhe pishinat. Stafi na futi në dhomat e fshehura pas kuzhinave,” shkroi në Tëitter ish-drejtori i NBC, Mike Sington, i cili po qëndron në resort.

Nuk ka raportime për lëndime të tjera të rënda.
Më shumë se 300,000 njerëz kanë humbur jetën në vrasjet e lidhura me kartelin në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë për të luftuar krimin e lidhur me drogën në vitin 2006.

Muajin e kaluar forcat meksikane të sigurisë u dërguan në Tulum pasi dy turistë të huaj u vranë dhe të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri mes anëtarëve të dyshuar të bandave.



Më të lexuarat