Ky ështe Fisnik Halili që përdhunoi 11-vjeçaren në Lushnje, mbyllet në burg

Pa Kategori

Publikuar: 04/11/2021

Ky ështe Fisnik Halili që përdhunoi 11-vjeçaren në Lushnje, mbyllet në burg

Ky është  Fisnik Halilin, 19-vjeçari nga Cërriku, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjës.

Gjykata e Lushnjes vendosi sot ta lërë në burg.

Avokatja e tij, Eva Gjeta hedh poshtë akuzat: “Prokuroria e Lushnjës nuk paraqiti prova kundër 19-vjeçarit në seancë, megjithëse gjykata e la atë në burg. Pas kësaj, mbrojtja do të apelojë vendimin”.

19-vjeçari ishte njohur me 11-vjeçaren në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, vajzës i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet përgjigja.

Pretendimet e djalit 19-vjeçar janë se vajza e ka gënjyer për moshën duke iu paraqitur si 17-vjeçare.

Fisnik Halili u arrestua dy ditë më parë nga policia e Lushnjës me shtëpinë e tij në Cërrik dhe mbi të rëndon vepra penale “marrëdhenie seksuale me të mitur”.