I riu shqiptar që u vra natën e Halloweenit në Gjermani, 31 tetor, po vizitonte një të afërm që ndodhej në Këln.
25-vjeçari u gjet i vdekur në rrugë rreth orës 5.15 të mëngjesit së të hënës pranë një klubi në Rochusplatz, me trup të gjakosur.
Sipas rezultatit të autopsisë, ai u vra “duke përdorur një objekt të mprehtë”. Detaje të tjera nuk u komunikuan nga prokurori për shkak të hetimeve në vazhdim.
Grupi hetimor po kërkon të dhëna për një konfrontim të dyshuar mes viktimës dhe një të riu tjetër rreth 20 vjeç, i cili mësohet se kishte veshur një bluzë të bardhë.