I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 03/11/2021

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Është arrestuar në Tiranë një 29-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas uniformave blu, i riu është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ndërsa bëhet me dije se shtetasi me inicialet Gj.L, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit  Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”-njofton policia