Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Përrenjas-Pogradec.
Në vendin e quajtur ‘Gurorja’ janë përplasur dy furgonë dhe fatkeqësisht njëri prej shoferëve ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për 60-vjeçarin me inicialet Q. B., i cili ka ndërruar jetë.
Gjithashtu janë plagosur edhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjendja e tyre është e stabilizuar. Policia po heton shkaqet e përplasjes fatale.