E rëndë/ Zjarr në ‘Astir’ vdes pronarja e banesës

Pa Kategori

Publikuar: 31/10/2021

E rëndë/ Zjarr në ‘Astir’ vdes pronarja e banesës

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë, teksa një grua ka humbur jetën nga asfiksia.

Sipas burimeve zyrtare, në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir, në banesën e shtetases L. Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja gruaja e cila jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.