“Audi” merr përpara të moshuarin në Durrës

Pa Kategori

Publikuar: 30/10/2021

“Audi” merr përpara të moshuarin në Durrës

Një i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. S. K. 88 vjeç ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga një makinë tip “Audi” me drejtues S. H. 56 vjeç rreth orës 09:05 në lagjen Nr.17 Durrës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.