Helmimi i qytetarëve të Krujës, reagon për herë të parë Rama, të gjithë kryebashkiakët në zyrën e tij

Pa Kategori

Publikuar: 29/10/2021

Helmimi i qytetarëve të Krujës, reagon për herë të parë Rama, të gjithë kryebashkiakët në zyrën e tij

Helmimi i më shumë se 600 qytetarëve të Krujës solli reagime të ndryshme nga palët politike, sidomos nga ana e partisë Demokratike, ku në një deklaratë për mediat, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se numri i saktë i qytetarëve të paraqitur për trajtim pas helmimit na uji i pijshëm i kalonte 1200 persona.

Ndërsa sot, kryeministri Edi Rama, ka ndërmarrë lëvizjen e parë që ndërlidhet me këtë çështje, duke thirrur në zyrën e tij të gjithë kryebashkiakët në orën 12:00.

Tema kryesore e diskutimit, do të jetë ujësjellësi. Ky mbetet një shqetësim kryesor, sidomos duke parë edhe pamjet e transmetuara nga Fax News, ku depot e ujit në Krujës ishin totalisht të pambrojtura nga ndikimi i faktorëve të jashtëm dhe pikërisht kjo mund të ketë bërë të mundur që uji të jetë ndotur. Kjo është mbledhja e dytë që Rama zhvillon me kryebashkiakët brenda disa ditëve, ku më parë i kritikoi për ndotjen e lartë nëpër qytetet e vendit.