Një peshkarexhë britanike është sekuestruar nga Franca dhe një tjetër është gjobitur, mes grindjeve që kanë shpërthyer mes dy vendeve përë të drejtat e peshkimit pas Brexit.
Ministrja franceze e Detit, Annick Girardin tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve në Le Havre gjatë natës. Ajo tha se anija e parë u gjobit dhe u lirua, ndërsa në rastin e dytë ajo u sekuestrua nga autoritetet franceze.
Londra tha se po ndjek më vëmendje këto zhvillimi dhe se donte bisedime me Francën dhe BE-në, por se gjithashtu ishte gati të përgjigjej me të njëjtën gjuhë.
Më herët, sekretari i Mjedisit i Britanisë së Madhe tha se po heton me urgjencë situatën në lidhje me anijen e ndaluar. George Eustice tha se anija ishte në një listë të ofruar nga Organizata e Menaxhimit Detar (MMO) e pajisur me leje peshkimi fillimisht nga Bashkimi Europian.
Ai këmbënguli se Bashkimi Europian i dha një licencë anijes, por ishte “e paqartë” pse, sipas raporteve, ajo u tërhoq më pas nga lista.