SHBA do të hedhë triliona dollarë në ekonomi

Pa Kategori

Publikuar: 28/10/2021

SHBA do të hedhë triliona dollarë në ekonomi

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se partia e tij ishte e bashkuar, ndërsa ai përgatitet të zbulojë një plan të rinovuar të shpenzimeve sociale prej 1.75 trilion dollarësh.

“Të gjithë janë gati”, tha ai ndërsa mbërriti në Capitol Hill për të përditësuar demokratët mbi planet e tij të reja.

Demokratët janë përpjekur për të gjetur konsensus mbi dy projektligjet që synojnë infrastrukturën, klimën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Marzhet e ngushta në Kongres kërkojnë mbështetje pothuajse unanime nga demokratët që projektligjet të kalojnë. Por partia e presidentit sugjeroi këtë javë se një marrëveshje ishte në horizont, përpara udhëtimit të zotit Biden në Evropë më vonë të enjten. Presidenti Biden do të udhëtojë në Romë, Vatikan dhe më vonë në Glasgoë, Skoci për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, COP26.

Detajet e plota mbi dispozitat e sakta të paketës nuk janë zbuluar ende, por mendohet se është një version i zhveshur i planit të shpenzimeve sociale rreth 3.5 trilion dollarë i favorizuar nga progresistët.

Biden pritet të përdorë takimin e tij të së enjtes në mëngjes me demokratët e Dhomës për të bindur progresistët në parti se ky version i ri është mjaftueshëm afër projektligjit origjinal dhe për të bindur progresistët në Dhomën e Përfaqësuesve të miratojnë një projekt-ligj të veçantë, prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën, që tashmë ka kaluar në Senat.

Por, çfarë parashikon plani i ri?

555 miliardë dollarë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, kryesisht përmes stimujve tatimorë për burimet e rinovueshme dhe me emetim të ulët të energjisë.

400 miliardë dollarë për sistem parashkollor falas dhe universal për të gjithë fëmijët 3 dhe 4 vjeç

165 miliardë dollarë për të ulur primet e kujdesit shëndetësor për nëntë milionë amerikanë të mbuluar nga Akti i Kujdesit të Përballueshëm, i njohur gjithashtu si Obamacare

150 miliardë dollarë për të ndërtuar një milion njësi banimi me çmime të përballueshme për shtresat e ulta.