Më 28 nëntor do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë bëri po ashtu të ditur se një ditë më pas, më 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit. Njoftimi për këto zhvillime është bërë me ngjyrat kuq e zi, pasi datat përkojnë edhe me festat e nëntorit.