Facebook ndryshon emrin, Zuckerberg zbulon si do të quhet

Pa Kategori

Publikuar: 28/10/2021

Facebook ndryshon emrin, Zuckerberg zbulon si do të quhet

Facebook ka ndryshuar emrin dhe tashmë do të quhet “Meta”, ndërsa lajmi u bë i ditur nga vetë Mark Zuckerberg

Ndryshimi i fundit është një përpjekje për të drejtuar vëmendjen drejt rrjetit “metaverse”, një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual.

Ndryshimi nuk zbatohet për platformat e tij individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, vetëm kompania mëmë që i zotëron ato.

Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet./ BBC – Gazeta SHQIP