ITALI- Pacientë janë në panik, ndërsa dhomat e urgjencës pediatrike dhe gjinekologjike në Etna janë “nën pushtetin e ujit”, pas stuhisë së vrullshme që ka “goditur” Italinë ditët e fundit.
Situata dramatike e krijuar në spitalin Garibaldi-Nesima, mund të shihet qartë nga videot e shumta që janë publikuar në rrjet orët e fundit.
Prioritet ka qenë shëndeti dhe evakuimi i pacientëve të spitali, ndërsa menjëherë janë bërë përpjekje për zbrazjen e ujërave nga godina.
Ndërsa kujdesi kundrejt pacientëve ka qenë maksimal, shqetësimi më i madh i administratës është mundësia e dëmtimit të pajisjeve, gjë që do të kontrollohet në ditët në vazhdim.
Pasoja fatale ka pasur për vendin fqinj, shiu i rrëmbyer dhe papushim i ditëve të fundit, pasi ka humbur jetën edhe një njeri, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.