Hapet për qarkullimin e makinave një tjetër segment i Unazës së Madhe

Pa Kategori

Publikuar: 27/10/2021

Hapet për qarkullimin e makinave një tjetër segment i Unazës së Madhe

Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës.

Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se në këtë mënyrë lehtësohet lëvizja në këtë zonë të kryeqytetit.

Ndërkohë ministrja njofton se po vazhdojnë punimet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.