Gjykata Speciale merr vendim për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Pa Kategori

Publikuar: 27/10/2021

Gjykata Speciale merr vendim për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Gjykatës Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që prej Nëntorit të vitit të kaluar, pasi akuzohen për krime lufte.