Sekuestrohen 44 mijë euro në gomën rezervë të “Hyundai”-it

Pa Kategori

Publikuar: 26/10/2021

Sekuestrohen 44 mijë euro në gomën rezervë të “Hyundai”-it

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 44. 500 euro.

Shuma e konsiderueshme ishte fshehur në gomën rezervë të automjetin tip “Hyundai” me drejtues A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.

41-vjeçari tentoi që të kalonte shumën pa e deklaruar, ndërsa tashmë do të hetohet për pastrim parash dhe mosdeklarim.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.