Kriza prek institucionet/ Ikin dritat edhe në Kuvend, Çela i OSHEE gjen ‘fajtorin’. Plas gallata mes deputetëve

Pa Kategori

Publikuar: 26/10/2021

Kriza prek institucionet/ Ikin dritat edhe në Kuvend, Çela i OSHEE gjen ‘fajtorin’. Plas gallata mes deputetëve

TIRANË – Kriza energjetike duke se ka prekur edhe institucionet kryesore të shtetit. Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Ironik është fakti, se në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

“Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.

Situata absurde shkaktoi të qeshura mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.