Prapaskena

Mafia ruse dhe Al-Qaida kanë korruptuar zyrtarë të lartë shtetëror në Shqipëri 

Publikuar: 25/10/2021

Organizata terroriste më fuqishme në botë Al-Qaida, rrejti i mafies ruse, mafia izraelite dhe ajo kalabreze kanë arritur të depërtojnë deri në nivelet e larta të administratës shtetërore, duke krijuar lidhje me zyrtarë të ndryshëm të qeverisjes qëndrore dhe lokale.

Është konstatuar gjithashtu një prezencë në rritje të elementëve me potencial të madh kriminal të mafies, zhvillim ky që ka alarmuar shërbimet informative në Shqipëri.

Segmente mediatike paguhen për qëllime të caktuara, ndërsa grupet e huaja mafioze, sidomos ato italina kanë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, të cilët marrin tendera.

Lajmi është konfirmuar kohë më parë nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare, bazuar nga informacionet që ka marrë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas burimeve mafia ruse ka hyrë fuqishëm në Shqipëri, dhe po investon miliona ero në bregdet nëpërmjet personave të tretë.

Pasuri të paluajtshme po blihen nga pronarë fiktiv, ndërsa paratë paguhen nga pronarët e vërtetë. Skema për përfitimin e mijëra metër katrorë truall në bregdet nga biznesmenët rusë është e ngjashme me blerjen e trojeve në shtetin e Malit të Zi, ku bosë të fuqishëm të mafies arritën të kontrollojnë pjesën më të madhe të truallit në bregdet.

Skema në fjalë ka filluar të zbatohet në Shqipëri prej vitesh. Ndërkohë, po sipas burimeve nga Komisioni i Sigurisë, shqetësuese janë lidhjet e mafies ruse dhe Al-Qaida me zyrtarë të lartë në Shqipëri.

Në këmbim të parave, zyrtarë të ndryshëm po i ndihmojë mafien dhe organizatat terroriste për të zgjeruar terrenin në Shqipëri.

Duke shfrytëzuar nivelin e lartë të pasigurisë, amullinë shtetërore dhe administratën e dobët të ekspozuar ndaj korrupsionit, Al-Qaida ka fijet e saj në administratë.

Pa u ndalur në emra konkretë, Shërbimi Informativ Shtetëror ka dhënë alarmin para Komisionit të Sigurisë për penetrimin e mafies dhe organizatave terroriste në vend.

Gjithashtu mësohet se mënyrat e pastrimit të parave ka ardhur duke u sofistikuar, duke e bërë më të vështirë evidentimin e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm. Gjithsesi, kreu i ri i institucionit kryesor të spiunazhit në vend ka siguruar anëtarët e Komisionit të Sigurisë se po gjurmon rast për rastit të gjitha lidhjet e mafies ruse dhe Al-Qaida.



Më të lexuarat