Zbardhen detaje të reja një ditë pas atentatit me armë zjarri në Fier, nga i cili mbeti i vdekur biznesmeni, Demir Backa.
Burime bëjnë me dije se dy kanë qenë autorët që kanë qëlluar në drejtim të viktimës i cili ishte brenda mjetit të tij “Audi”. Ata qëlluan me të paktën 16 plumba drejt objektivit të tyre.
Policia dhe prokuroria ka grumbulluar të gjitha provat dhe kamerat e sigurisë në vengjarje dhe po hetohen në disa pista.
Kamerat e sigurisë kanë mundur të kapin brenda automjetit nga është qëlluar dy autorët por pamja vizive nuk i identifikon.
Në vendin ku u dogj makina e autorëve, policia gjeti 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.
Ngjarja e djeshme ka ndodhur në prani në policisë që patrullonte në rrethrrotullimin e QTU, disa metra larg vendngjarjes.