Agim Backa, 50-vjeç ka mbetur i plagosur në Fier. Ai është qëlluar me kallashnikov nga një makinë në lëvizje.
Ndërkohë vetë shënjestra ka qenë brenda një “Audi” të parkuar kur është qëlluar me breshëri plumbash.
Mësohet se një makinë është gjetur e djegur në afërsi të “Bypasit” Fier, e cila dyshohet të jetë e autorëve.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, ndërkohë nuk dihen rrethanat e ngjarjes.