Prapaskena

Kush është biznesmeni i ekzekutuar në Fier, FNSH e Shqiponjat blindojnë vendin

Publikuar: 23/10/2021

Ka ndërruar jetë i plagosuri në atentatin e ndodhur sonte në Fier, i cili mesohet se eshte biznesmen ne kete qytet, pasi ka ne pronesi nje lokal ne qender te Fierit dhe nje hotel ne Sarande.

Fillimisht 57-vjecari Demir Backa u dërgua për në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mësohet se nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Më të lexuarat