SHBA-Aktorit Alec Baldwin i siguruan se arma që do përdorte ishte e sigurtë! Baldwin mori në dorë armën nga ndihmës regjisori i cili i siguroi se ishte e sigurtë për të vijuar përdorimin gjatë xhirimeve, thuhet në të dhënat e gjykatës e cila po heton në vrasjen e Hutchins dhe plagosjes së Souza. Drejtori i paidentifikuar nuk e dinte se karikatori kishte municion të vërtetë, thonë të dhënat.
Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit “Rust”. Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali.
Detaje të mëtejshme të hetimit të policisë u publikuan ditën e djeshme kur u dorëzua një urdhër kërkimi në një gjykatë në Santa Fe, New Mexico. Ai vuri në dukje se veshja me gjak të Baldwin u mor si provë së bashku me armën. Municionet dhe armët e tjera mbështetëse janë marrë nga grupi.
Aktori 63-vjeçar u mor në pyetje nga forcat e rendit, por askush nuk është akuzuar për incidentin.
“Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna. Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi”, ka shkruar Baldwin në “Twitter”.
Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau ditën e djeshme me armë zjarri drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. Ende nuk është zbuluar arsyeja pse kjo armë u shndërrua në vdekjeprurëse.
Burimi: BBC