VIDEO-Rama e bëri për ”një lek” në sy të gjithë shqiptarëve, kryebashkiaku i përulur: Ja vlen, do të…

Pa Kategori

Publikuar: 22/10/2021

VIDEO-Rama e bëri për ”një lek” në sy të gjithë shqiptarëve, kryebashkiaku i përulur: Ja vlen, do të…

Kritikat e bëra nga Rama në një mbledhje që transmetohej live për të gjithë shqiptarët, janë të vlefshme për kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, i cili tha për gazetarët se do të duhet që drejtimi i tij të përmirësohet.

‘Ja vlen, do përmirësohemi’, tha shkurtimisht Goro në dalje të kryeministrisë, pas një takimi publik mes Ramës, ministres Kumbaro dhe kryebashkiakëve, ku u fol në lidhje me procesin e pastrimit të mbetjeve.

Bashkia e Himarës ishte një prej më të kritikuarave nga Rama dhe Kumbaro, të cilët shigjetuan dhe vetë kryebashkiakun Jorgo Goro.

“Unë se konceptoj dot, se jam në këtë pikë dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë. Nuk e konceptoj dot, një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë.

Sikur Jorgua, Gjergji të cohej vetë në katër të mëngjesit e ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë i mblidhte vetë ato. Por çohem unë më përpara se sa Jorgua, edhe shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum dum një makineri që nuk e di cfarë vit prodhimi është e bën sikur mbledh plehrat.

Këto janë skena të jetuara në vetë të parë dhe duke qenë se po përgatiteshim për këtë plan më kanë bërë që këtë vit unë mos dal fare vetëm e vetëm që mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha.

Duke qenë se jeni zgjedhur s’mund dot të bëja transferim të Pjerinit në Himare e të coja Jorgon në Lezhë se e para nuk lejohet e dyta puna është të kemi dy si Pjerini jo dy si Jorgua. Të mobilizohemi bashkarisht se ky është turp i përbashkët”, u shpreh Rama mes të tjerave në mbledhje.