Skandali! Aktivistja: Samir Mane ndërtoi pistën e helikopterëve në kompleksin e tij me lekët tona (Video)

Pa Kategori

Publikuar: 22/10/2021

Skandali! Aktivistja: Samir Mane ndërtoi pistën e helikopterëve në kompleksin e tij me lekët tona (Video)

Zona Zero- E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Zona Zero” në Top News ishte aktivistja Rezarta Çaushaj. Pak ditë më parë, teksa protestonte për rritjen e çmimeve përpara godinës së kryeministrisë, ajo tërhoqi vëmendjen për akuzat e bëra biznesmenëve Samir Mane dhe Bashkim Ulaj.

“Unë kam një propozim, unë propozoj që Rama të marrë ekspertin e ekonomisë që te kompleksi i Samir Manes të ndërtonte edhe një pistë helikopterësh me lekët tona, dhe mos i merrte asnjë taksë për minierat,” tha ajo me ironi disa ditë më parë në protestë.

Aktivistja Çaushaj shtoi dhe më tej akuzat, duke pohuar se Samir Mane ka ndërtuar në resortin e tij “Green Coast” një pistë helikopterash dhe një komisariat policie me taksat e shqiptarëve.


Ndiqni videon e mëposhtme: