Ish-kruyeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama nga Foltorja që po mban në qytetin e Beratit, ku ëhstë pritur nga qindra mbështetës.
Berisha është shprehur se PD do të përgatitet për protesta që Shqipëria nuk i ka parë ndodnjëherë, por shtoi se fillimisht PD duhet të zgjidhë problemet e brendshme, pasi kryetari Lulzim Basha është marrë peng nga Edi rama.
“Të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi vullnet-vjedhur. Ia çojmë këtë mesazh atij. Ne fillimisht duhet të zgjidhim problemin tonë, pasi Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili harroi çdo interes tuajin. E ka kapur një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjë prej jush. Përkundrazi, paraqet takimet tona si ansti-amerinae, kur këto janë pro-amerikane dhe europiane. Këto Foltore kanë qëllim të mbrojnë sovranitetin e PD-së”, tha Berisha.