Drejtori i ri Spitalit të Sarandës Arjan Kalcuni ndan 1 miliard lekë me kompaninë e bosit të drogës dhe prostitucionit

Pa Kategori

Publikuar: 22/10/2021

Drejtori i ri Spitalit të Sarandës Arjan Kalcuni ndan 1 miliard lekë me kompaninë e bosit të drogës dhe prostitucionit

Në maj të këtij vitit, Arjan Kalcuni u emërua drejtor i Spitalit të Sarandës. Një muaj më pas, Kalcuni shpalli tenderin për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë së spitalit të Sarandës me vlerë rreth 1 miliardë lekë.

Ky shërbim pothuajse është kthyer në monopol i një bosi ndërkombëtar droge dhe prostitucioni me emrin Lefter Lamaj. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe; Tenderi për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë së spitalit të Sarandës është përcaktuar pikërisht për kompaninë e Lefter Lamajt, ‘Devis’, të cilën e ka kaluar në emrin e bashkëshortes së tij (jo me letra) Kristinka Leka.

Lefter Lamaj, i cili pastron paratë e pista me tenderat që merr në shëndetësi nga Ogerta Manastirliu dhe drejtorët e saj, duket se nuk e ka pasur të vështirë për të futur në ‘lak’ edhe doktorin Arjan Kalcuni.
Në 23 tetor të këtij vitit, kompania ‘Devis’ e bosit të drogës është shpallur fituese e tenderit, duke përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera në garë. Oferta e kompanisë ‘Devis’ është pothuajse sa fondi limit, një tjetër tregues ky i klientelizimit dhe vjedhjes së parave publike. Gjatë viteve të fundit, Lefter Lamaj ka arritur të kalojë në llogaritë e tij mbi 12 miliardë lekë nga buxheti i shëndetësisë, përmes tenderave korruptivë dhe të paligjshëm të lavanterisë.

Ligji ndalon rreptësisht që të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.

Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur aksionet për gjoja 80 milionë lekë.

Megjithatë, kjo nuk e ndalon SPAK të godasë aktivitetin dhe korrupsionin e ‘Devis’ shpk me tendera të paracaktuar.

Së pari, nuk dihet se nga i mori Kristina Leka 80 milionë lekë për t’i blerë kompaninë ‘burrit’ të saj.

Së dyti, të ndiqen lëvizjet e Lefter Lamajt në Tiranë para se të marrë një tender korruptiv dhe lëvizja e parave.

Së treti, të zbatohet ligji anti mafia për Lefter Lamajn dhe Kristinka Leka si person i lidhur më të, si nëna e fëmijëve të tij. Por, duket se mungon vullneti për të goditur këtë skemë flagrante korrupsioni që përlan paratë publike, duke i përzier me paratë e drogës dhe prostitucionit./Pamfleti