Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin.
BBC raporton duke cituar pallatin mbretëror se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer disa kontrolle mjekësore.
Ajo është kthyer në pallatin mbretëror mesditën e sotme, në gjendje të stabilizuar mjekësore.
Ditën e djeshme mbretëresha anuloi vizitën për në Irlandën e Veriut pas këshillës së mjekëve.
Ajo pranoi pas disa këmbënguljesh të ndryshonte axhendën e saj, duke thënë se ishte shumë e mërzitur për këtë fakt.