Prapaskena

Makina inteligjente s’fal shoferët, mbi 1000 gjoba në Sauk

Publikuar: 21/10/2021

Mbrëmjen e djeshme makina inteligjente e Policisë është “zhvendosur” në unazën e re dhe në zonën e Saukut. Policia njofton se në një hark të shkurtër të kohor në disa zona që njihen si “njolla të zeza” janë konstatuar 205 shkelje për shpejtësi nga të cilat 35 raste me shpejtësi deri në 164 km/h.

Ndërkohë si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 1110 gjoba si dhe janë pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë

Vijon monitorimi i qarkullimit në rrugët e kryeqytetit me makinën inteligjente.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës vijojnë monitorimine qarkullimit të automjeteve duke përdorur makinën inteligjente me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në unazën e re dhe në segmentin Sauk – Teg.

 

 

 

 



Më të lexuarat