Virgjëria nuk ekziston! Gazetari i njohur: Vajzat e mia që 4 vjeçe kanë ditur çdo gjë mbi s*ksin

Pa Kategori

Publikuar: 20/10/2021

Virgjëria nuk ekziston! Gazetari i njohur: Vajzat e mia që 4 vjeçe kanë ditur çdo gjë mbi s*ksin

Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG), i cili përfaqësohet nga mjekë dhe obstetër dhe gjinekologë britanikë, ka publikuar një apel në “British Medical Journal” për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, pasi kjo e fundit nuk ekziston.

Lidhur me këtë, gazetari i njohur Milaim Zeka, ka treguar se i kanë treguar fëmijëve për mënyrën se si kanë ardhur në jetë.

“Vajzat e mia që në moshën 4-vjeçare në çerdhe kanë pasur edukatë seksuale dhe kanë ditur çdo gjë mbi seksin. E kanë ditur që unë dhe mami i tyre kemi bërë seks pastaj kanë ardhur ato në këtë jetë. Kjo edukatë duhet të futet në familje, çerdhe dhe shkollë”, tregoi Milaimi në emisionin “Abc e Pasdites”.

Sipas gazetarit, fëmijëve nga mosha katër vjeç e sipër çerdhet apo kopshtet suedeze tregohet trupi i nënës dhe i babait dhe shpjegojnë organet gjenitale, duke i thënë po ashtu se ata kanë fjetur bashkë dhe ti ke ardhur në këtë bote.

“Duhet ta dimë se familjet shqiptare janë shumë krenare nëse djali në lagje i ka nja 10 dashnore, por ama kur vjen puna te goca nuk është kështu”, tha Zeka.