Grabitja e noterit, policia jep detaje: Autorët hynë me dhunë në banesë, morën dhe dy çelësa makinash

Pa Kategori

Publikuar: 20/10/2021

Grabitja e noterit, policia jep detaje: Autorët hynë me dhunë në banesë, morën dhe dy çelësa makinash

Policia e Sarandës jep detaje nga grabitja e noterit T. Kaçi në këtë qytet, ku persona të paidentifikuar i janë futur në banesë me kallashnikov dhe kanë lidhur familjarët, duke i marrë një shumë prej 20 milionë lekësh.

Policia njofton se në banesën e noterit kanë hyrë dy persona, të cilët përveç lekëve i kanë marrë dhe dy çelësa makinash.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.