TIRANË
Në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca, kryeministri Edi Rama u tregua i kujdesshëm të mos japë qëndrimet e tij për sa i takon propozimeve të PD për ndryshimet kushtetuese.
“Nuk është etike që t’i komentoj këtu këto propozime. Kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë srioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Do më ndjeni të mos jap opainione para se t’i japim dialogut një shans real. Të kemi mundësi t’i ballafaqojmë me palën tjetër, duke patur vullnet të dëgjojmë, e duke kërkuar të dëgjohemi. Cilësia e një bashkëjetese, nuk përcakohet nga sa shpesh bie dakord po nga mënyra se si biem dakord.
Dëshiroj t’i japim një shans dialogut, opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë është në të drejtën e vet. Kemi detyrën t’i japim mundësi të diskutohen pa dhënë opinione përfundimtare. Jemi gati t’i diskutojmë drejtperdrejte me ta dhe jo me pasqyra ku secili flet vetë e nuk dëgjon cfarë thotë tjetri.”- tha Rama.