Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Skënderbeu” në qytetin Sarandë.
Ndonëse i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, 29-vjecari Albjon Kreci mësohet se ka humbur gjymtyrët.
Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.
Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.