Kaos në Tiranë, dyert e autobuzëve nuk mbyllen dot nga mbipopullimi, shkak shkurtimi i linjave

Pa Kategori

Publikuar: 19/10/2021

Kaos në Tiranë, dyert e autobuzëve nuk mbyllen dot nga mbipopullimi, shkak shkurtimi i linjave

Përgjysmi i linjave të autobuzave ka shkaktuar kaos në Tiranë.Tashmë qytetarëve u duhet më shumë se një orë për të udhëtuar me linjat brenda Tiranës për shkak të mbipopullimit të autobusëve, pas përgjysmimit të tyre nga kompanitë e transportit, të cilat janë lejuar edhe nga organet publike.

Siç edhe shihet nga këto foto dyert e autobusëve nuk mbyllen dot nga mbipopullimi i njerëzve. Ky autobuz është i linjës së Kombinatit, i cili ka ndaluar disa herë në mes të rrugës, pasi nuk i mbyllen dyert. Kjo jo vetëm vë në rrezik jetën e qytetarëve, por është edhe një rrezik i shtuar për përhapjen e virusit covid 19.

Kaosi i transportit urban është pasojë e papëgjegjshmërisë së bashkisë së Tiranës dhe përpjekjeve të kompanive për të fituar sa më shumë.