Vdekja e 4 turistëve rusë regjistrohet si vrasje

Pa Kategori

Publikuar: 18/10/2021

Vdekja e 4 turistëve rusë regjistrohet si vrasje

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga vdekja e mistershme e katër turistëve rusë në një hotel, në Qerret të Kavajës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se drejtësia shqiptare e ka regjistruar për veprën penale të vrasjes vdekjen e turistëve.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës të së premtes, ku katër turistët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotel “Gloria”, në Qerret, ndërsa e gjithë ngjarja vijon të jetë ‘e veshur’ me mister. 

Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë.

Ditën e sotme, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e turistëve.