Ka ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve që mbetën të plagosur në aksidentin e shënuar në Rrëshen më 5 tetor.
Çifti i bashkëshortëve P.P dhe P.L ndërruan jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merrnin mjekim prej disa kohësh.
Në këtë aksident tragjik u përfshinë dy makina, në fillim ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, ndërsa tani ka ndërruar jetë edhe çifti i bashkëshortëve duke e çuar numri e viktimave në 3 në këtë aksident tragjik.