Moderatori Hermes Nikaj, tashmë është rikthyer në top formë, me pamjen e tij të kuruar e veshjet luksoze, sikur asgjë të mos kishte ndodhur me jetën e tij.
26- vjeçari po e shijon lirinë pas daljes nga masa e arrestit të shtëpisë, pasi para pak kohësh Gjykata Penale e Tiranës vendosi heqjen e kësaj mase duke mbyllur historinë që nisi në fundvitin e 2019-ës.
Kujtojmë që Hermes u ndalua në një dhomë hoteli me partnerin e tij nga Kurbini, që sipas mediave ishte një sipërmarrës i njohur në vend. Më tej u përfol edhe për një lidhje të mundshme midis tyre, që përfundoi në ndarje. Por Hermes tashmë i ka hedhur të gjitha pas krahëve dhe në fotot e fundit shfaqet mes luksit dhe duket i lumtur.