Ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur që ta kalojë në Shqipëri.
Bashkë me Mimoza Kusarin, kreu i Vetëvendosjes, ishte sot në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës.
“Sot është ditë heshtje, nesër flasin qytetarët” tha Kurti duke respektuar kështu heshtjen zgjedhore.
I pyetur nëse sporti po ecën më shpejt drejt bashkimit kombëtar se politika ai i dha këtë përgjigje.
“Populli është para politikës kështu qe ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit. Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”, tha Kurti.
Nga autoritetet shqiptare, veç kryebashkiakes Voltana Ademi, ishte e pranishme dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi.