Ilir Vrenozi i ankohet Sali Berishës: Jo vetem partinë, Luli po na ndan edhe familjen

Pa Kategori

Publikuar: 15/10/2021

Ilir Vrenozi i ankohet Sali Berishës: Jo vetem partinë, Luli po na ndan edhe familjen

Pas Stresit, në “Foltoren” e Sali Berishës në Korçë u shfaq edhe Ilir Vrenozi, i njohur si “korçari më i famshëm në rrjetet sociale”, armik i betuar i qeverisë Rama.

Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.

“Djali im nuk është këtu. Më tha do vij, por nuk erdhi. Luli jo vetëm partinë, por po na ndan edhe familjen”, tha Vrenozi.