SPAK ka nisur të hapë dosjet e vjetra të krimit organizuar, mafies dhe vrasjeve të bujshme, të arkivuara si pa autor të indentifikuar.
Lëvizja e SPAK ka shqetësuar kokat e krimit dhe mafies politike dhe jo politike në Shqipëri, pasi fijet e çdo krimi madhor të çojnë drejt tyre. Në dhjetor të vitit 2010, Tirana u trondit nga një vrasje mafioze. Segmente të krimit vranë me një armë zjarri me silenciator Halit Deden, i njohur si i ‘forti’ i Burrelit.
Dede u eleminua para hyrjes së pallatit të tij, në zonën e ish-uzinës “Enver” në Tiranë, ndonëse bazën kryesore Dedja e kishte në Burrel, në një lagje që e kishte blinduar.
Kjo vrasje e bujshme është arkivuar pa autor të identifikuar. Intetesa të fuqishme besohet se kanë devijuar dhe sabotuar hetimet në atë kohë.
Halit Dedja ishte i vetmi i mbijetuar në familje, pasi më parë atij i kishin vrarë dy vëllezërit dhe babanë, për shkak të konflikteve me grupet rivale në Burrel.
Ai ishte në konflikt me gupet Kola dhe Doda. Madje, njërin vëlla, Gazmirin, ia ka vrarë Gentian Doda në vitin 1997, i cili pagoi 30 mijë euro gjyqtarin Shkëlqim Miri për t’u liruar nga burgu, që çoj më pas në dënimin e gjyqtarit dhe ekstradimin e Dodës nga Londra.
Nga ky konflik janë shkaktuar shumë viktima. Por rrethanat dhe linja e ngjarjeve krijon dyshime të forta, se vrasja e Halit Dedes është urdhëruar nga kokat e politikës, të lidhur me mafien e kromit dhe korrupsionin.
Një nga politikanët që dyshohet se fshihet pas vrasjes së Halit Dedes është pikërisht Ilir Meta, i cili sipas raporteve vendase dhe ndërkombëtare, investigimeve, aferave korruptive, dëshmive dhe dokumeteve, është koka e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Po pse Ilir Meta është i dyshuar si njeriu që ishte i interesuar për vrasjen e të fortit të Burrelit? Para vrasjet, Halit Dedja kishte krijuar një kompani të ruajtjes fizike dhe po hynte në fushën e tendera, duke prishur interesa të bandës së Ilir Metës.
Por, Halit Dedja dyshohej se kishte lidhje edhe me interesat e kromit dhe ishte kthyer në shqetësim me mafien e kromit, pas të cilës qëndronte Ilir Meta.
Nuk është sekret që Ilir Meta kontrollonte galeritë kryesore të kromit në Bulqizë, përmes disa të besuar të tij, me të cilët pastron paratë e pista duke i investuar në hotele, fabrika, pallate etj.
Pas futjes së Metës në qeverinë e Berishës në shtator 2009, kreu i bandës së LSI i zgjeroi më shumë interesat dhe palçkitjet në të gjitha fushat, siç e tregon edhe videoja-përgjimi në zyrën e Dritan Priftit, ku Meta shfaqet me një bllok të zi pazaresh në dorë. Meta zgjeroi kontrollin në miniera, kur njerëzit e tij të besuar çonin tek ai një kuotë mujore, ndërsa paratë më pas dërgoheshin në Angli, offshore dhe një pjesë investoheshin në Shqipëri.
Ka informacione se Halit Dedja ishte një shqetësim dhe po prishte interesat e mafies së kromit me në krye Ilir Metën. Dedja u vra pikërisht 16 muaj pasi Meta u përfshi në pushtetin e Berishës.
Kjo pistë është injoruar qëllimisht nga organet hetimore, të cilat kontrolloheshin nga Meta dhe Berisha.
Nga ana tjetër, Ilir Meta është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e mafies dhe intetesave të fuqishme në Shqipëri, në fushat kryesore.
Në vitin 2015, u zbulua dhe rrodhi në media një raport sekret i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), për lidhjet e kupolës politike shqiptare me krimin e ogranizuar, vrasjet, trafiqet dhe korrupsionin.
Në dokumentin e ndërkombëtarëve për Ilir Metën thuhej se “udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër”.
Raporti, bazuar në dosje të zeza sekrete, thoste se Ilir Meta është i dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias dhe me grupe kriminale të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Çuditërish, vitin e zbulimit të raportit, Meta mbajti një fjalim në derën e hotelit të Klement Balilit në Sarandë, “Santa Quaranta”, ndërtuar me para droge.
Meta e mbajti fjalimin në nder të Eskobarit të Ballkanit, të cilin e kishte vendosur drejtor tranportesh në Sarandë dhe i kishte besuar drejtimin e LSI-së në këtë zonë, bandës më të madhe të hajdutëve në Ballkan.
Ilir Meta është akuzuar edhe Sali Berisha, sot aleati i tij, për zhdukje dhe vrasje njerëzish, të cilët kanë prishur interesat dhe pazaret e tij.
Berisha ka deklaruar se “Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura… Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.
I ndjeri Dritan Prifti, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Ilir Metës, e ka përshkruar këtë të fundit si njeriun më të rrezikshëm botën e krimit dhe mafies.
Prifti ka hedhur dyshime se në zhdukjen e këshilltarit të tij, Eduard Belegu, fshihej pikërisht Agron Kuliçaj, i lidhur me Ilir Metën në trafikun e naftës.
Belegu u zhduk pasi denoncoi ttafikun e naftës virgine dhe do të kthehej në dëshmitar kryesor i prokurorisë. Ilir Meta u akuzua nga Kuvendi se ka nxitur edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Xhuvani ka qenë një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Elbasan dhe Tiranë që nga viti 2009 deri në verën e vitit 2015.
Ai ishte kryetari i LSI në Elbasan deri në 2015 dhe personazhi qëndror i kësaj partie në këtë zonë. Në qeverisje me Edi Ramën, Ilir Meta i kishte besuar Pjerin Xhuvanit drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, një drejtori me shumë para dhe që lakmohej shumë nga Meta dhe Monika, për të mbushur valixhet me para.
Ndryshe nga drejtorët e tjerë, Xhuvani refuzoi të çonte paratë çdo muaj tek Monika. Ilir Meta nisi të nervozohej.
Kur Xhuvani nuk u dorëzua, Ilir Meta i lëshoi Adriatik Llallën dhe Petrit Fushën, dy veglat e tij në prokurori, të cilët arrestuan Xhuvanin, për një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave, me vlerë 500 mijë euro.
Në shenjë hakmarrje, Pjerin Xhuvani shkallmoi strukturat e LSI në të gjithë qarkun. Të gjithë njerëzit e LSI kaluan me PS dhe PD. Gjatë gjithë fushatës elektorale, Monika nuk bëri dot një takim në Elbasan se nuk kishte më njerëz.
LSI i kishin mbetur vetëm kandidatët dhe disa çupëlina në gjimnaz. Ilir Meta i detyrua të braktiste Vlorën dhe Durrësin, duke i zhvendosur në Elbasan, për të shpëtuar partinë nga asgjesimi total.
Një javë para vrasjes së Xhuvanit, Meta u shpreh se “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”. Një natë para vrasjes, Meta është parë natën në Elbasan me njerëz të krimit. / Pamfleti