Demokratët “gozhdojnë” Berishën: Erdhe vonë! S’e ndihmojmë PD duke thënë “marsh nga ditët tona”

Pa Kategori

Publikuar: 15/10/2021

Demokratët “gozhdojnë” Berishën: Erdhe vonë! S’e ndihmojmë PD duke thënë “marsh nga ditët tona”

Gjatë “Foltores” së tij në Korçë, Sali Berisha u vu në vështirësi, pas marrjes së fjalës nga disa demokratë

Një prej tyre u tregua i rreptë me ish-kryeministrin duke thënë se e pranon ndjesën e tij, por sërish kjo sipas tij nuk ndryshoi asgjë.

Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marsh nga ditët tona”, tha ai.

“Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do ish ai lindur sikur në 2013 e emëruar se ishte djalë i ri europian, por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti”

Një tjetër qytetar, i identifikuar si Arjan Haruni, tha se ardhja e Sali Berishës në Korçë ishte e vonuar.

“Përshëndetje Berisha së pari ju uroj mirëseardhjen në qytetin e Korçës, dhe pse i vonuar po e nis me kritikë. Unë jam Arjan Haruni, një prej anëtarëve të grupseksionit në degën e Korçës që dhamë dorëheqjen. Dua të theksoj se jemi pjesë e Partisë Demokratike me Lulzim Bashën apo pa të, me Sali Berishën apo pa të,”- tha demokrati ndër të tjera.

Gjithsesi, nuk munguan as deklaratat e tipit “burri më i madh i këtij kombi”