Sulmohet ambasada shqiptare në Serbi

Pa Kategori

Publikuar: 14/10/2021

Sulmohet ambasada shqiptare në Serbi

Ditën e djeshme është shënuar një incident pranë ambasadës shqiptare në Beograd. Mësohet se një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz. Në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.

Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi kur serbët e Veriut të Mitrovicës e pritën me sulme zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.