Me fuqinë e votave, mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme në seancën parlamentare dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të ‘Huajt’.
Mazhoranca ka rrëzuar dhe kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për hetimin e cështjes ‘Beccetti’. Ashtu sic shefi i qeverisë tha sot në Parlament ‘që kurrë nuk do ngrihet ky Komision’, mazhoranca ka votuar me 76 vota kundër këtij komisioni.
Nga ana tjetër, mazhoranca ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa për sa i përket Komisionit Hetimor për Inceneratorët, u vendos që të votohet në seancën e radhës.
Rezultati:
Pro 43
Kundër 76
Abstenim 0
Dekreti për rishikimin e Ligjit të emigrantëve
43 vota pro
76 kundër
0 anbstenim
Ngritja e Komisionit për Becchetti-n
46 pro
76 kundër
0 abstenim