Prapaskena

Yuri Kim: Reforma në Drejtësi duhet të çohet deri në fund! Këto janë 3 prioritetet e SHBA

Publikuar: 13/10/2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë e pranishme në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Ajo u shpreh se Reforma në Drejtësi duhet të çohet deri në fund, teksa shtoi se 3 prioritetet e ambasadës janë: demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

“Ambasada amerikane këtu ka 3 prioritete: Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Reforma në drejtësi duhet të çohet deri në fund dhe e drejta e pronës duhet të garantohet. Qeveria duhet ta marrë serjozisht agjendën e Dhomës së Biznesit. Jam e kënaqur që Kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmisuar klimën e biznesit. Kam besim që e ardhmja do të jetë më e ndritur”, tha Yuri Kim.



Më të lexuarat