Ndryshime në qeveri, largime dhe emërime të reja zv.ministrash (Emrat)

Pa Kategori

Publikuar: 13/10/2021

Ndryshime në qeveri, largime dhe emërime të reja zv.ministrash (Emrat)

Me Vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra ditën e sotme, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri.

Burime bëjnë me dije se në vend të saj emërohet znj.Denada Seferi. Seferi ka mbajtur më parë postin e Kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Si zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural emërohet Enio Civici, ndërsa si zv.ministre e Turzimit dhe mjedisit, znj.Vilma Bello, ish deputete e qarkut të Vlorës.